Serbia kurrë nuk do të lejojë që marrëdhëniet vëllazërore mes Beogradit dhe Moskës të përkeqësohen, tha zëvendëskryeministri serb Aleksandar Vulin gjatë një bisede me presidentin rus Vladimir Putin.
“Të jeni të sigurt se populli serb, i udhëhequr nga presidenti Vuçiq, nuk do të lejojë kurrë të përkeqësohen marrëdhëniet tona vëllazërore, marrëdhëniet e partneritetit strategjik”, theksoi ai, shkruan Tass.
Si kundërpërgjigje, lideri rus i kërkoi Vulin që t’i përcjellë përshëndetjet e tij presidentit serb dhe e ftoi Vuçiçin të marrë pjesë në ngjarjet e BRICS Outreach, që do të mbahet si pjesë e samitit të BRICS në Kazan më 22-24 tetor.
Takimi mes presidentit rus dhe zëvendëskryeministrit serb u zhvillua në kampusin e Universitetit Federal të Lindjes së Largët në ishullin Russky, ku aktualisht po zhvillohet Forumi Ekonomik Lindor (EEF)./abcnews.al
“Mirëmëngjesi bro”, i thotë Sara Drilonit, por këtij të fund...
Ministria e Mbrojtjes në Shqipëri apel për masa parandaluese...
Ardhja bashkëatdhetarëve, mbi 1 orë pritjet për të hyrë në K...
Gjesti, ende i inatosur me Xhenetën, nis debat me të në dhom...
Roma fillon të këndellet, ‘shkatërron’ në shtëpi Parman
Kusari-Lila rrëfehet për kancerin e gjirit: E zbulova krejt ...