Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa kishte ngritur padi ndaj ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin i cili kishte përdorur fjalë fyese për kombin shqiptarë.
Ky ministër njihet për urrejtje patologjike ndaj shqiptarëve sa që në paraqitjet e ti publike rregullisht përdor termin “Shiptari”.
Për ditën e sotme ishte caktuar të mbahej seanca gjyqësore në në Gjykatën e Lartë në Beograd, për tu përballur me padinë e inicuar ndaj ti nga ana e Kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, por për çudi Vulini nuk u paraqit në gjykatë edhe pse më herët kishte deklaruar se “padinë nga ana e Kryetarit të KNSH-së e merr si kompliment”.
Pas dështimit të senacës gjyqësore u prononcua edhe kryetari i KNSH-së, Ragmi Mustafa
“Sot, Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, z.Aleksandër Vulin, nuk e pati guximin të paraqitet në Gjykatën e Lartë në Beograd, për t’u përballuar me padinë time të ngritur ndaj tij, për qasje diskriminuese, fyese dhe nënçmuese, ndaj shqiptarëve, raporton rtvpresheva.
Ministri që njëherësh përdori gjuhë të urrejtjes dhe përbuzëse ndaj bashkështetasve të tij të përkatësisë kombëtare shqiptare, duke e konsideruar edhe padinë timë si kompliment, tashmë po fshihet dhe shmanget me arsyetimin se nuk e ka marrë ftesën nga gjykata.
Këshilli Kombëtar Shqiptar, në bazë të përgjegjësive dhe komptencave të tij, nuk do të ndalet së vepruari kundër institucionalizimit të gjuhës së urrejtjes dhe kriminalizimit të shqiptarëve, aq më pak nga ana e zyrtarëve shtetërorë.
Demokratizimi i vendit është para së gjithash interes i qytetarëve të tij” ka deklaruar Mustafa
Peci s’ndalet, kësaj radhe punëson motrën e Xhelal Sveçlës
Bislimi në Poloni thotë se Kosova ka shënuar progres të shpe...
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...