Google ADS

Vulin në listë të zezë, vjen reagimi i Ambasadës së SHBA në Beograd

18:27 | 11 Korrik 2023
E.H

Për sanksionimin e shefit të Inteligjencës së Serbisë, Aleksander Vulin ka reaguar Ambasada e SHBA-së në Beograd.

Në reagim thuhet se ky vendim nuk ka për qëllim institucionet e Serbisë.

Mes tjerash, në reagim thuhet se SHBA është e palëkundur në përpjekjet e saj për të ekspozuar ata që janë të përfshirë në aktivitete korruptive dhe destabilizuese, që minojnë sundimin e ligjit në Ballkanin Perëndimor dhe që thellojnë ndikimin keqdashës të Rusisë në rajon.

“SHBA vazhdon të mbështesë qytetarët e Serbisë në rrugën për të reformuar sistemin gjyqësor, për të luftuar korrupsionin dhe për të krijuar një të ardhme më të mirë”, përfundon reagimi./Arbresh.info

Lexo edhe:

SHBA sanksionon Aleksandar Vulin për krim të organizuar dhe destabilizim të rajonit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme