Mediat serbe kanë shkruar për një rrezik që protestat e 15 marsit në Beograd të jenë të dhunshme.
Sipas mediumit serb “Radar” në këto protesta, regjimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq kërkon një përsëritje të Banjskës.
Sipas këtij mediumi, përveç grupeve të tjera kriminale, është mbledhur edhe një njësi speciale, e përbërë nga të rinj nga veriu i Kosovës, i udhëhequr nga disa pjesëmarrës në sulmin terroristë në Banjskë, për të dalë kundër protestave dhe për të provokuar dhunë, pasi siç shkruan ky medium, përveç përmasave masive të protestave, një problem i madh për regjimin është mungesa e vullnetit të policisë për të ndërhyrë kundër popullit.
“Prandaj, sipas bashkëbiseduesve të Radarit, ka nevojë për incidente që do të shërbenin si shkas në konfliktin e pretenduar mes dy palëve të shoqërisë, pra që policia e demoralizuar dhe e çorientuar të vendoset kundër popullit dhe të ndërhyjë në përmasa të gjera. Për këtë qëllim, u ngrit një “roje e vdekur”, në formën e një kampi të rrethuar në parkun e pallatit presidencial, për t’u dhënë mundësinë autorëve të mundshëm të dhunës të vepronin më parë dhe jo në mënyrë reaguese dhe kështu të kontrollonin më lehtë të gjithë procesin. Burime të mirinformuara të Radarit bëjnë me dije se për këtë rast në Beograd, përveç grupeve të tjera kriminale, është mbledhur edhe një special, i përbërë nga të rinj nga veriu i Kosovës, i udhëhequr nga disa pjesëmarrës në fatkeqësinë e Banjskës”, shkruan Radar, përcjell Zeri.info.
Dugolli: Pse po tjetërsohet prona e Universitetit të Prishti...
E tmerrshme në Vlorë: Nëna përplas disa herë në tokë beben p...
Ata kanë gjithmonë ide origjinale, shenjat më kreative të zo...
Parashikimi i Motit për Vikend
Çfarë ndryshimesh mund të ndjejnë qentë tek pronarët e tyre?
Si të largojmë frikën nga fluturimi me aeroplanë?