Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka dalë sërish paraditen e kësaj të premteje në një deklaratë për mediat pas masakrës me tetë të vrarë dhe 13 të plagosur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në afërsi të Mlladenoviçit.
Sipas mediave serbe, Vuçiq e ka konsideruar një sulm ndaj gjithë Serbisë, ndërsa shtoi se çdo shkollë nga sot e tutje do të ketë policinë e vet, që do të garantojë jetën e fëmijëve që shkojnë në shkollë.
Kreu i shtetit bëri gjithashtu me dije se, kishte kërkuar kthimin e dënimit me vdekje për të tilla krime, por shtoi se, qeveria dhe kryeministri nuk e kishin pranuar këtë kërkesë, duke thënë se, përveç Bjellorusisë, do të ishim i vetmi vend i tillë në Evropë.
“Për herë të dytë në 48 orët e fundit, duhet të shprehim ngushëllimet tona për njerëzit që u vranë sonte në mënyrë kriminale. Çdo fjalë është e rëndë, e tepërt dhe në të njëjtën kohë e pamjaftueshme. Ky është një sulm ndaj gjithë vendin tonë”, tha ndër të tjera Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Masa e parë sipas Vuçiç do të jetë vendosja e 1200 policëve, të cilët do të pozicionohen në secilën prej 330 shkollave në vend.
Çarmatimi i Serbisë
Kur bëhet fjalë për kontrollin e pronarëve të armëve, presidenti tha se vendimet e marra do të pasojnë me çarmatimin e Serbisë. Ai paralajmëroi rishikim të kushteve për mbajtjen e armëve nga pronari te pronari, por edhe dënime dukshëm më të ashpra jo vetëm për ata që i mbajnë nga pakujdesia apo në mënyrë të paligjshme, por edhe për ata që merren me shitje dhe rishitje.
“Ministria e Brendshme duhet të vendosë menjëherë një moratorium për lëshimin e çdo arme për dy vitet e ardhshme, përfshirë armët e gjuetisë. MPB-ja urdhërohet që të gjithë personat që kanë armë pa leje t’i dorëzojnë brenda muajit të ardhshëm, ose do të pasojnë sanksione brutale.”, vijoi Vuçiq.
Abdixhiku: Finalizuam orarin elektoral, agjendën zgjedhore, ...
OJQ-të në Serbi paraqesin kallëzim penal për spiunim
Kurti priti në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier: Kosova...
Ndahet nga jeta ish-kryeministri indian Manmohan Singh
Manchester United vazhdon me seri negative, mposhtet edhe ng...
Osmani dhe Hovenieri bëjnë homazhe tek shtatorja e president...