Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç do të qëndrojë sot në një vizitë pune në Berlin, ku do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel.
Vuçiq është duke udhëtuar në Gjermani me ftesë të kancelares gjermane. Temat kryesore të takimit pritet të jenë marrëdhëniet dypalëshe, çështjet rajonale, si dhe çështjet e politikave evropiane dhe ekonomike.
Ndërsa tema kyçe pritet të jetë marrëdhëniet në mes të Beogradit dhe Prishtinës dhe opsioni për të kërkuar një kompromisi mes dy palëve, transmeton Indeksonline
“Është një nder i madh që shkoj në Berlin. Atje do të bisedojë me Merkel dhe do t’i shprehi mirënjohje për atë që sot janë punësuar 43.000 persona në Serbi tek kompanitë gjermane”, është shprehur Vuçiq.
Ai njoftoi se ky numër do të rritet pasi pritet të hapen tri ose katër kompani gjermane për dy apo tre muajt e ardhshëm. /Indeksonline/
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...
Jashari takohet me shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosu...
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...