Presidenti serb Aleksandar Vuçiq mbrëmë konfirmoi se ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski, i cili në vendin e vet është i dënuar me dy vjet burg për keqpërdorim të pozitës, ka hyrë në Hungari nga Serbia.
Vuçiqi në emisionin “Kirilica”në TV Hepi, njoftoi se Gruevski ka kaluar nga Serbia në Hungari përmes vendkalimit kufitar Horgosh.
Ai tha se ish-kryeministri maqedonas ka hyrë në Serbi me dokumente të rregullta, sepse në atë moment nuk ka pasur urdhër-arrest të shpallur për të dhe se autoritetet serbe kanë vepruar sipas ligjit, duke i hedhur poshtë pohimet se Beogradi i ka ndihmuar të ikë në Hungari.
Për ata që thonë se për rastin e Gruevskit duhet të pyeten Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, Vuçiqi u përgjigj se çështja kryesore është se si ai ka dalë nga Maqedonia dhe nëse Maqedonia atëherë e ka përndjekur apo jo.
Ai hollësisht sqaroi se çka ka ndodh me Gruevskin.
“Më 11 nëntor gjatë natës, diku mes orës një dhe dy, nuk kem i të dhëna zyrtare, personi Nikolla Gruevski hyn në territorin e Shqipërisë, duke u legjitimuar edhe në shoqëri të dy personave me kombësi hungareze. Pastaj hyn në Mal të Zi në vendkalimin Bozhaj, sërish me dokumente të rregullta dhe me leje të lëshuar në Ambasadën hungareze në Tiranë.
Pastaj, më 12 nëntor, diku rreth orës 22.30 ai hyn në vendkalimin Gostun në Serbi me letërnjoftim të rregullt në shoqërinë e dy personave të njëjtë, ndërsa në ora 5 e 11 minuta e ka braktisur Serbinë në vendkalimin Horgosh me leje nr. 100.501 të lëshuar nga Tirana, me letërnjoftim dhe në shoqërinë e personave me dokumente diplomatike dhe automjet diplomatik”, theksoi Vuçiqi.
Ai tha se në atë moment nuk ka ka qenë në kërkim.
“Madje, më 13.11 në ora 19:35 nga Interpoli Shkup na është dërguar urdhërarrest. Do të thotë se ta kishim ndaluar, kjo do të ishte pengmarrje ndaj Gruevskit nga ana jonë”, tha Vuçiqi.
I pyetur se kur për herë të fundit është dëgjuar me Gruevskin, Vuçiqi tha se kjo ka qenë gjatë trazirave në Kuvend kur “Gruevski nga Vjena e ka lutur të apelojë për qetësim të situatës”, e pastaj edhe një herë kanë biseduar lidhur me Partinë Popullore Evropiane.
Presidenti serb tha se edhe me kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev ka komunikim normal.
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë