Vuçiq thotë se për letrën e Trumpit do të flas pasi të takohet me Putinin me 17 janar

16:53 | 21 Dhjetor 2018
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksnder Vuçiq, do të pret takimin e 17 janarit në Beograd, me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për të komentuar letrën e dërguar me 14 dhjetor të këtij viti nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, në të cilën flitet për fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi dhe një marrëveshje historike.

Vuçiq thotë se e pret Putinin në Beograd, për të diskutuar hapur gjithçka që është shkruar në atë letër.

“ Po e pres me kënaqësi 17 janarin. Unë kurrë nuk e kam pasur problem për të biseduar hapur. Por unë nuk shoh probleme sa i përket anës ruse”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ditë më parë kishte thënë se nuk pajtohet me konstatimin e Donlad Trump, se Kosova dhe Serbia ndodhen në fazën finale të dialogut.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme