Google ADS

Vuçiq thotë se dikush në Serbi po kërkon zgjedhje

08:05 | 16 Tetor 2017
M. A.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se nuk e përjashtoi mundësinë e zgjedhjeve parlamentare vitin e ardhshëm, duke deklaruar se nëse opozita paraqet arsye të vlefshme, ajo mund edhe të bëhet.

“Kam dëgjuar se disa kanë kërkuar zjgehdje dhe nëse insistojnë, unë nuk e përjashtojë mundësinë për zgjedhje”, ka thënë Vuçiq.

Kur u pyetën nëse zgjedhjet në Beograd do të jenë testi më i madh për SNS-në që nga viti 2012, ai tha se pret që “Djilas, Sapiq dhe Sutanovaq”, të jenë të preferuarit më të mëdhenj.

“Nëse ne fitojmë do të thotë se njerëzit votuan ëpr punë, jo për vjedhje e grabitje. Nëse ndodhë ndryshe ata vetëm duhet të dinë se ne kemi bërë më shumë në Beograd përgjatë këtyre tri viteve sesa është bërë që nga viti 1996”, ka thënë Vuçiq.

Ai gjithashtu tha se është i kënaqur me punën e kabinetit të kryeministres, Ana Brnabiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme