Vuçiq të mërkurën në NATO, ja arsyeja

14:46 | 13 Nëntor 2017
Arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq të mërkuren do të udhëtojë për në Bruksel, ku do të takohet me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Soltenberg.

Që të dy pritet të diskutojnë për bashkëpunim në rajon, këtë e ka konfirmuar për tanjugin serb, kabineti i presidentit, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite në selinë e NATO-s në Bruksel, Vuçiq do të marrë pjesë edhe në takimin e Këshillit të Atlantikut të Veriut

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme