Vuçiq takon Merkelin në Davos, jep detaje nga biseda

19:23 | 23 Janar 2019
Arbresh Info

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, është takuar sot në Davos, Zvicër, gjatë Forumit Ekonomik Botëror, me kancelaren gjermane, Angela Merkel.
Ai pas takimit është shprehur se duhet të gjendet një kompromis për Kosovën.

“Kompromisi është diçka që çon në rezultate të mira dhe se njerëzit duhet të përpiqen të bënë kompromis, të mos i poshtërojnë dhe të shkatërrojnë kundërshtarët e tyre”, është shprehur Vuçiq.

“Ne do ta kuptojmë këtë në Serbi”, tha Vuçiq, duke shtuar se biseda me Angela Merkel nuk ishte e thjeshtë dhe se ata kaluan shumicën e kohës duke biseduar rreth Kosovës dhe integrimit evropian të Serbisë.

“Ne biseduam më shumë për Kosovë, integrimin evropian të Serbisë… Biseda nuk është e thjeshtë, vetëm se kemi një vështrim se si ta zgjidhim këtë problem në Serbi. Vendet që e kanë njohur Kosovën kanë një qëndrim paksa të ndryshëm. Merkel, mendoj, vlerëson dhe respekton dëshirën tonë për të folur dhe për të arritur një kompromis”, tha Vuçiq, përcjell lajmi.net.

Ai shtoi se ky takim ishte i rëndësishëm me Merkelin dhe se ishte rënë dakord të informonte kancelarën më shpesh rreth çështjeve të rëndësishme.

“Unë gjithashtu kam marrë një thirrje për ta vizituar Berlinin përsëri dhe sot kam mësuar shumë nga zonja Merkel”, tha Vuçiq.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme