Vuçiq: Sulmi në Siri më sjell “kujtime të dhimbshme”

23:57 | 14 Prill 2018
Trina Galanxhi

Sulmet ajrore të kryera nga SHBA-ja, Franca dhe Britania e Madhe ndaj Sirisë janë “përkujtues i dhimbshëm” i bombardimit të NATO-s më 1999 ndaj ish-Jugosllavisë.

Kështu është shprehur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kur është pyetur që të komentojë sulmet ajrore ndaj Sirisë.

“Për të gjithë ne që jemi mbi 18-19 vjeç, kjo fushatë [e udhëhequr nga SHBA-ja] është një përkujtues i dhimbshëm i periudhës që e kemi përjetuar”, ka thënë Vuçiq për televizionin publik serb, transmeton Koha.net.

Vuçiqi iu referua sulmeve të NATO-s mbi caqet serbe gjatë luftës në Kosovë, sulme që zgjatën 78 ditë.

Vuçiq tha më tej se Serbia është shtet i vogël dhe nuk do të ndërhyjë në ndonjë konflikt nëpër botë.

“Beogradi tani mund të mbështetet në politikën e neutralitetit ushtarak”, tha ai, duke shtuar se “të qenit në anën e vendit më të fuqishëm nuk do të thotë medoemos se je në anën e moralit dhe drejtësisë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme