Google ADS

Vuçiq shkon te Trump para vendimit final për Kosovën

12:08 | 18 Gusht 2017
Arbresh Info

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq pritet ta zhvillojë një takim jashtëzakonisht të rëndësishëm, deri në fund të këtij viti, me homologun e tij amerikan, Donald Trump, ku temë kryesore do të jetë Kosova.

Lajmin, nën njoftimin “Ekskluzive”, e ka publikuar e përditshmja nga Beogradi, Blic, përcjellë klankosova.tv.

Takimi është cilësuar si jetik për qëndrimin serb rreth Kosovës.

Bisedimit “përfundimtar” për atë që Beogradi e konsideron “krahinë jugore të Serbisë”, do t’i paraprijë një tjetër muhabet i Vuciq me zëvendëspresidentin amerikan, Mike Pence, në shtator.

Këtë muaj, në Neë York, mblidhet asambleja e përgjithshme e OKB-së, ku po ashtu, sipas burimeve diplomatike të Blic, temë qëndrore mund të jetë Kosova.

E para këtyre takimeve, Vuciq, sipas gazetës, do t’u kthehet takimeve në Bruksel për Kosovën, ndërsa në shtator do të shihet edhe me homologen e tij kroate Kolinda Grabar – Kitaroviq.

Të gjitha këto lëvizje, sic raporton Blic, pritet të shkojnë në favor të ndryshimeve domethënëse kur bëhet fjalë për problemin e Kosovës, por edhe për zgjidhjen e krizës së përgjithshme në Ballkan.

“Presim që bashkësia ndërkombëtare të deklarohet më qartazi përsa i përket cështjes së stabilitetit të Ballkanit. E udhëheqësia jonë shtetërore do të inssitojë të bëhet më tepër presion te Prishtina, në mënyrë që të përmbush të gjitha marrëveshjet e pajtuara në Bruksel, e në radhe të parë të nis me realizimin e Asociacionit (Bashkësisë) së komunave serbe, ka thënë burimi i Blic, që ndryshe mban një pozitë të lartë brenda aparatit qeverisës në Serbi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme