Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njoftoi të premten vonë se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione “brenda pak ditësh” ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), për shkak se kompanitë ruse gëzojnë shumicën e aksioneve të saj.
“Sanksione do të vendosin edhe britanikët, por kjo do të thotë të gjithë. Ky është ndoshta një nga lajmet më të vështira”, tha Vuçiq të premten gjatë një paraqitje të ftuar në televizionin Informer.
Pronarja kryesore e NIS-it është kompania ruse Gazprom Neft që zotëron 50% të aksioneve, pastaj shteti i Serbisë me 29.87% të aksioneve, ndërsa kompania Gazprom ka 6.15% të aksioneve.
Vuçiq tha se këto janë “mbase sanksionet më të rënda” dhe se vendimi i SHBA-së do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.
“Duhet të presim aktin përfundimtar. Kemi bisedime me Rusinë. Të shohim nëse (pronësia) mund të ulet nën 50%, në mënyrë që të blejmë një pjesë”, tha Vuçiq.
Gazprom Neft është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në Rusi.
Serbia është e varur kryesisht nga Rusia në sektorin energjetik dhe Gazprom është furnizuesi i vetëm i gazit në Serbi dhe pronari i shumicës së të dy tubacioneve të gazit që dërgojnë gaz nga Rusia për familjet dhe industrinë në Serbi.
I pyetur nëse vendimi për sanksione është ndonjë lloj trysnie ndaj Serbisë për të vendosur sanksione kundër Rusisë në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga ajo, Vuçiç tha se nuk mund të përgjigjet për këtë.
“Unë mendoj se është pjesë e një trysnie më të gjerë gjeopolitike ndaj Rusisë”, tha ai.
Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit për ta dënuar Rusinë për luftën e nisur në Ukrainë, dhe vazhdon të kultivojë lidhje me zyrtarët në Moskë.
Vuçiç theksoi se ky vendim krijon “disa probleme të reja” me Rusinë, duke shtuar se pas tre vjetësh “nuk do të ishte realiste” që ai të dalë me qëndrim për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës./euronews
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...
Kërkohet paraburgim ndaj të pandehurve për rastin e përpunim...