Vuçiq për zgjidhjen: Ndarja ka dështuar

20:10 | 3 Maj 2019
Arbresh Info

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se ndarja e Kosovës është një opsion tashmë i dështuar për gjetjen e zgjidhjes së kontestit dypalësh. Duke komentuar samitin e Berlinit, Vuçiç ka nënvizuar se ndarja nuk është mbështetur nga faktori ndërkombëtar.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se ideja e përkufizimit me Kosovës ka dështuar, pavarësisht idesë së tij për të zgjidhur një problem historik e sidomos jo për të lënë pasoja në të ardhmen. Por, ka theksuar se nuk ka patur mbështetje as në Serbi për idenë e tij. Vuçiç, i ka kushtuar ditën deklaratave për samitin e Berlinit duke theksuar se shtet që kanë njohur Kosovën duan njohjen e plotë të pavarësisë së Kosovës. Serbia e ka të vështirë të negocioj në këto kushte. Në Serbi ka theksuar se zgjidhja më e mirë ka qenë kompromisi.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Populli ynë ka menduar ndryshe se shumica e botës dhe unë e kam kuptuar këtë. Kjo do t’i kushtojë shumë popullit tonë 20, 30 apo 50 vite më vonë, që nuk e kemi bërë përkufizimin”.

Presidenti serb, ashtu siç edhe ka shkruar në tekstin e tij autorial për të përditshmen Kurir, ka thënë se Serbia duhet të fokusohet tek ekonomia dhe zhvillimi, kurse në të ardhmen dikush tjetër do të duhet ta thotë të vërtetën. Vuçiç ka thënë se Serbisë i nevojiten miqtë nërkombëtarë, por ka përsëritur se është i gatshëm të bisedoj. Thaçi dhe Haradinaj, siç ka thënë, nënvlerësuan kancelaren Merkel dhe presidentin Makron.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: “Kur të heqin taksën ne mund të flasim dhe ata mund ta gjejnë daljen si të duan, por nuk duan. I kam thënë edhe Merkel dhe Markon që ata nuk do të lëshojnë pe, ata nuk më besonin si mund ta refuzojnë Francën dhe Gjermaninë. E dija pasi ua njoh mentalitetin edhe pse s’e kam takuar më parë Haradinajn”.

Prsidenti serb ka theksuar se në Berlin ka qenë një sulm i organizuar kundër Serbisë dhe Republikës Serbe të Bosnjës nga shumë shtete dhe kjo ka qenë e vështirë. /ABC News Albania 24/7

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme