Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për Milan Radoiçiqin, i cili ka pranuar përfshirjen e tij në incidentin në Banjskë të Zveçanit.
Vuçiq tha se Serbia do mbajë përgjegjësi për të gjithë ata që kanë kryer krime, dhe ndaj Radojiçiqit, siç tha ai, Prokuroria do ta bëjë punën e saj.
“Serbia sigurisht që do të kërkojë llogari nga të gjithë personat që kanë kryer vepra kriminale dhe janë në territorin tonë. Ai është gjithashtu i disponueshëm në territorin tonë dhe prokuroria do të bëjë punën e saj”, tha Vuçiq për CNN, përcjell Arbresh.info.
Tutje ai tha se raportet e SHBA-së për grumbullimin e pjesëtarëve të ushtrisë serbe pranë Kosovës “nuk ishin plotësisht të sakta”.
Megjithatë, ai tha se numri është zvogëluar dhe se Serbisë nuk i duhen luftëra dhe konflikte me NATO-n, por përkundrazi, i shkon për shtat një prani më e madhe e KFOR-it, veçanërisht në veri.
“Gjithmonë kemi dëgjuar kur partnerët tanë na kërkuan të de-përshkallëzojmë situatën”, tha Vuçiq.
Presidenti i Serbisë deklaroi se ushtria po monitoron situatën në terren dhe se ka lëvizur forcat pasi “kanë besuar se mund të jetë më e dobishme”.
Ai theksoi se nuk ka firmosur që ushtria të ngrihet në një nivel më të lartë gatishmërie.
“Serbia është vendi i fundit që kishte nevojë për ato incidente në Kosovë, të gjithë mund ta shihnin se Serbia ishte një partner konstruktiv”, tha Vuçiq.
Ndër të tjera ai akuzoi Kosovën për “spastrim gradual etnik” në veri, për të cilën gazetarja e CNN Amanpour tha se Bashkimi Evropian dhe SHBA nuk pajtohen me këtë vlerësim.
Ajo i ka kujtuar Vuçiqit se pas negociatave në Ohër ka thënë se nuk e ka nënshkruar marrëveshjen sepse “i dhemb krahu”, dhe e ka pyetur nëse ka ende dhimbje apo është gati për marrëveshje, për të cilën Vuçiq ka thënë se Serbia është konstruktive dhe këtë e kanë thënë edhe përfaqësuesit ndërkombëtarë Jozep Borrel dhe Miroslav Lajçak.
“Kam bërë gjithçka që u kam thënë miqve tanë nga SHBA-ja dhe BE-ja se do të bëj, dhe ekziston kushtetuta e Serbisë dhe duhet ta respektoj atë”, tha Vuçiq.
I pyetur nëse mbështet liderin e Republika Srpska Milorad Dodik dhe destabilizimin e Bosnje-Hercegovinës, ai tha se mbështet Marrëveshjen e Paqes të Dejtonit dhe integritetin territorial të BiH dhe se kurrë nuk e ka vënë në dyshim këtë.
Ndryshe, më 24 shtator, ka pasur një konflikt të armatosur mes një grupi serbësh, të udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq, dhe Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës.
Me atë rast u vra heroi, Afrim Bunjaku dhe tre serbë.
Radoiçiq, në një deklaratë me shkrim të lexuar për publikun nga avokati i tij, mori përgjegjësinë për konfliktin në Banjska , duke pretenduar se autoritetet në Beograd nuk kishin asnjë lidhje me të.
Nga ana tjetër, Qeveria e Kosovës dhe zyrtarë të tjerë pohojnë se pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës në Banjska qëndron regjimi në Beograd dhe se grupi i Radoiçiqit, ndër të tjera, ishte trajnuar në terrenin ushtarak Pasuljanska Livada në Serbinë qendrore .
Mirëpo, Ushtria serbe e mohon këtë./Arbresh.info
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...