Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi se nuk ka ndërmend që t’i nxit serbët nga Maqedonia të votojnë, të mos votojnë, apo si të votojnë në referendumin e 30 shtatorit për pranimin e marrëveshjes së Prespës.
Ai shtoi se nuk dëshiron të përzihet në punë e brendshme të shteteve tjera dhe se i jep përkrahje në gjithçka që çon drejt stabilitetit në rajon, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Nuk kam të drejtë ta thërras dikë apo mos thërras të bëj diçka, kjo do të ishte jo korrekt. Gjithçka që kontribuon për stabilitetin rajonal është e rëndësishme për gjithë rajonin”, tha Vuçiq, i pyetur nga gazetarë se a do thërasë qytetarët serbë nga Maqedonia të marrin pjesë në referendum.
Vuçiq sot u takua me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev në kufirin mes Maqedonisë dhe Serbisë ku në të ardhmen do të ketë vetëm një ndalesë.
Vuçiq shtoi se Beogradi dhe Shkupi mund të kenë vetëm konteste taktike, por të dy vendet mbetet mike dhe bashkërisht me Zaevin do të bisedojnë për marrëveshjen me Prishtinën./Telegrafi/
Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në ...
Prokuroria Speciale ia përsërit ftesën kryeministrit Kurti p...
Mbledhja e përbashkët e dy kuvendeve, Kosovë – Shqipëri mbyl...
Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë për ...
Hoxha: Policia vazhdon të mbetet ndër institucionet më të be...
Dyshime të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, Prokuroria Them...