Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se në takimin me nënpresidentin amerikan, Mike Pence, të hënën në Uashington, është arritur nivel i lartë i pajtimit për çështje të rëndësishme.
Vuçiq tha se me zyrtarin e lartë amerikan ka biseduar për çështje dypalëshe dhe rajonale.
Mes tjerash, ai tha se ka folur për ruajtjen e integritetit territorial të Serbisë nga perspektiva e Serbisë, si dhe për marrëdhëniet me Rusinë.
“Mendoj se jemi kuptuar mirë. Kam thënë se Serbia ndodhet në rrugën evropiane dhe se Amerika e mbështet atë rrugë. Serbia ka marrëdhënie miqësore edhe me Federatën Ruse, por edhe me shtetet tjera”, tha Vuçiq, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.
Vuçiq tha se nuk dëshiron të hyjë në detaje të bisedës për Krimenë dhe Kosovën, sepse, siç tha, dikush mund të nxjerrë përfundime të gabuara./REL
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...