Vuçiq në Washington: falënderon Amerikën për qëndrimin e saj për Republikën e Kosovës

16:14 | 2 Mars 2020
Arbresh Info

Në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se vendit të tij iu duhet Amerika si shtet mik, shkruajnë mediat serbe.

Këto deklarata, i pari i shtetit të Serbisë, i ka bërë pas takimit që pati në Washington me sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

Ai i ka falënderuar Shtetet e Bashkuara për siç ka thënë dëgjimin e problemeve që ka Serbia.

“Janë disa në bashkësinë ndërkombëtare me të cilët asnjëherë nuk e di saktë se ku jeni. Me amerikanët i dini të gjitha. E di që nuk mendojmë njësoj për statusin e Kosovës, por i falënderoj që duan të na dëgjojnë dhe që e kuptojnë Serbinë dhe problemet tona. Më shumë se kaq nuk mund të pres”, ka deklaruar presidenti serb.

Para gazetarëve, Vuçiq doli me ambasadorin amerikan në Beograd, Anthony Godfrey.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme