Vuçiq mban sot takim me kancelarin austriak, Nehamer

09:12 | 17 Mars 2022
V. S.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, sot do të takohet me kancelarin austriak, Karl Nehamer.

Shërbimi për bashkëpunim me median e presidentit të Serbisë, ka njoftuar se takimi do të mbahet në godinën e sekretariatit të përgjithshëm të presidentit serb.

Pas ndalesës së parë të tij në Beograd, kancelari austriak të premten do të vijë për bisedime në Kosovë dhe pastaj vazhdon vizitën e tij në Bosnje-Hercegovinë.

Në të dyja vendet, BE i frikësohet tensioneve të reja dhe destabilizimit nga Rusia./klankosova/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme