Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, tha të premten në Berlin se vendi i tij do të jetë i detyruar të marrë vendime të rënda prej të cilave varet nëse do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian deri në vitin 2025, siç është paraparë me strategjinë e zgjerimit të këtij blloku.
Ai i bëri këto komente në fillim të takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel, e cila theksoi rolin e Serbisë në rajon.
“Serbia luan një rol thelbësorë kundrejt Kosovës dhe Bosnje e Hercegovinës dhe së këndejmi, është me rëndësi që të diskutojmë ngushtë” tha zonja Merkel, e cila e priti presidentin serb për të dytën herë që nga fillimi i vitit për të diskutuar proceset integruese të rajonit, me theks të posaçëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, që është kusht për integrimin e Serbisë në Bashkimin Evropian, transmeton Zëri i Amerikës.
Presidenti serb tha se Bashkimi Evropian është thelbësor për përparimin e vendit të tij.
“Do të duhet të marrim vendime të rënda e të dhimbshme nëse duam të jemi pjesë e Bashkimit Evropian. Nëse kjo do të ndodhë më 2025 apo në një kohë tjetër, kjo varet më së shumti nga ne, nëse do të jemi në gjendje të bëjmë reformat që priten prej nesh, por edhe nga disa zhvillime tjera në rajon”, tha ai.
Viti 2018 është periudhë kur Bashkimi Evropian pret përparim në bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje detyruese ligjore për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Tensionet ndërmjet të dyja vendeve u shtuan muajin e kaluar kur Prishtina arrestoi dhe dëboi një zyrtar serb, që kishte hyrë pa leje në territorin e Kosovës.
Presidenti serb tha në Berlin se do të bëj gjithë çfarë është e mundur që të shmangen tensionet, konfliktet apo çdo destabilizim në rajon.
”Serbia mendon se çfarëdo konflikti në Ballkan do të kthente 100 vjet prapa vendet dhe popujt tanë”, tha presidenti serb, i cili pas takimit u tha medieve serbe se ka përsëritur në bisedë më kancelaren Merkel, se kompromisi me Kosovën nënkupton që të dyja palët të humbin nga pak.
Prishtina ndërkaq thekson se nga marrëveshja të dyja palët duhet të dalin të fituara duke siguruar integrimin në strukturat perëndimore./VOA
Murati: Secili që dëshiron mund të heq dorë nga lista përfit...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Nicole Kidman zbulon filmin e saj të preferuar të të gjitha ...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...