Vuçiq: Kokaina s’u gjet në zyrën e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë

10:38 | 12 Korrik 2023
L G

Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja në Departamentin amerikan të Thesarit vendosi të martën sanksione ndaj kreun e shërbimeve sekrete të Serbisë, Aleksandër Vulin.

Në lidhje me vendimin ka reaguar dhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç, i cili tha se “është jashtëzakonisht e rëndësishme të kryhet një hetim” ndaj drejtorit të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit (BIA), Aleksandar Vulin, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione kundër tij.

“Unë nuk e vura re që kokaina u gjet në zyrën e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë. Por mendoj se është jashtëzakonisht e rëndësishme të kryhet një hetim”, tha Vuçiç në reagimin e tij të parë pasi SHBA vendosi sanksione ndaj Vulinit.

Vuçiç tha se për sanksionet ndaj Vulinit dhe qëndrimin e Serbisë do të flasë “nesër, në detaje”.

“Vulin, ndaj tij nuk janë vendosur sanksione për ndonjë krim, korrupsion, asgjë; ndaj tij janë vendosur sanksione për shkak të qëndrimit të tij ndaj Federatës Ruse”, tha Vuçiq.

Edhe Presidenti ultra-nacionalist i Republiksë Sërpska, Millorad Dodik, ashtu edhe siç pritej i ka dalë në mbrojtje Shefit të Agjencisë së Inteligjencës të Serbisë, Aleksandër Vulin.

“Ne serbët jemi një popull i vogël, por jashtëzakonisht krenar dhe kurrë nuk do të jemi subjekt i shantazheve dhe interesave të të tjerëve. Si përfaqësues politikë të serbëve, prioriteti ynë i parë janë interesat dhe e ardhmja e popullit tonë, si dhe e Republikës Srpska dhe e Serbisë. Vëlla, mirë se erdhe në klubin e sanksionuar, tani do ta kesh më lehtë”, i tha Dodik, drejtuar Vulin-it.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione për kreun e shërbimeve sekrete të Serbisë, Aleksandër Vulin. Ai akuzohet për përfshirje në dërgesat e paligjshme të armëve, për përfshirje në aktivitete korruptive, trafik droge dhe keqpërdorim të posteve publike.

Sipas zyrës së Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja, Vulin përdori autoritetin e tij publik për të ndihmuar tregtarin serb të armëve të sanksionuar nga SHBA, Slobodan Tesic të lëvizte dërgesat e paligjshme të armëve përtej kufijve të Serbisë.

Vendosja e sanksioneve nënkupton që të gjitha pronat që Aleksandër Vulini mund të ketë në SHBA apo që kontrollohen nga qytetarë amerikanë, do të bllokohen, si dhe do t’i ndalohet që të bëjë transaksione me shtetasit amerikanë.

Departamenti amerikani i shtetit theksoj se do të vazhdojnë të mbajnë përgjegjës ata që çojnë përpara agjendën e tyre politike dhe përfitimet personale në kurriz të paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe avancojnë aktivitetet keqdashëse të Rusisë në Serbi dhe rajon.

Aleksandër Vulin më herët ka mbajtur pozicionin si ministër i Mbrojtjes dhe i Brendshëm në Serbi, si dhe njihet si një figurë pro-ruse, me kontakte të forta në Kremlin. /Euronews/

Të ngjashme