Vuçiq: Ka qenë i pritshëm miratimi i aplikimit për anëtarësim të Kosovës në KiE

14:04 | 25 Prill 2023
E.H

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se ka qenë i pritshëm vendimi për pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Sa i përket Këshillit të Evropës, ne e dinim që ata kishin një shumicë , ata kishin 33 vende, dhe ne prisnim 34. E dinim që në fillim. Këto janë vende që janë anëtarë ose kandidatë të BE-së dhe pa diskutim dëgjojnë atë që Brukseli dhe Uashingtoni. thuaju, kjo ishte e pritshme”, u shpreh Vuçiq.

Po ashtu, ai i ka falënderuar shtetet që kanë votuar kundër aplikimit të Kosovës, ose edhe që kanë abstenuar, shkruan B92 transmeton Arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme