Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “është 99 për qind i sigurt” se takimi në Paris nuk do të mbahet pasi, siç ka thënë, “shqiptarët nuk janë të gatshëm të bisedojnë për asgjë me rëndësi”.
Duke folur në televizionin serb “Pink”, Vuçiq ka thënë se “po i duket se shqiptarët e Kosovës dëshirojnë t’i dërgojnë mesazh të tërthortë gjermanëve dhe francezëve se evropianët nuk duhet ta zgjedhin problemin në mes të Kosovës dhe Serbisë”.
“Me 99 për qind siguri mund të them se Parisi nuk do të ndodhë”, ka thënë Vuçiq dhe ka “vlerësuar” se gjermanët dhe francezët “e kanë kuptuar mirë” mesazhin, të cilin, siç ka thënë, “e ka dërguar Prishtina”.
Ndërkohë kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabiq ka thënë se nuk sheh arsye të mbajtjes të takimit në mes të Beogradit dhe Prishtinë në Paris, nëse shqiptarët e Kosovës nuk i tërheqin taksat në prodhimet serbe.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?