Google ADS

Vuçiq gjatë takimit me Lajçakun: I bëj thirrje bashkësisë ndërkombëtare për mbijetesën e popullit serb në Kosovë

20:17 | 15 Mars 2024
R J

Presidenti i Serbisë, Alekander Vuçiq, ka mbajtur takim sot me emisarin sllovak, Miroslav Lajçak.

Përmes një statusi në Instagram, gjatë takimit ata kanë diskutuar për atë që Vuçiq e ka cilësuar si “situatë të padurueshme” të serbëve ne Kosovë

Vuçiq ka thënë se gjatë takimit kanë shqyrtuar mundësitë dhe temat për të vazhduar diskutimet në Bruksel si dhe hapat e nevojshëm për progres drejt normalizimit të raporteve.

“Edhe një herë i kam bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të angazhohet konkretisht dhe me vendosmëri për çështjet me rëndësi themelore për mbijetesën e popullit serb në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal”, ka shkruar Vuçiq./Arbresh.info/

Të ngjashme