Kryeministri serb Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se fitorja e tij në zgjedhjet e mbajtura të dielën në Serbi është e pastër si kristali.
“Jam shumë krenar që kemi marrë votat e 3 milionë e 350 mijë votuesve”, u shpreh Vuçiq përcjellë Tanjug.
Ai është zotuar se do të anëtarësojë vendin në Bashkimin Evropian si dhe ‘të forcojë marrëdhëniet me Rusinë’.
Vuçiq ka fituar mbi 55 % të votave duke shmangur kështu mundësinë për balotazh.
Procesi zgjedhor për presidencialet serbe është mbajtur edhe në territorin e Kosovës, në veri të vendit, në 4 qendra të votimit.
Gjykata e Nju Jorkut dënon Donald Trumpin
Krasniqi në Prishtinë: Ky përkushtim, dëshmi e fitores së PD...
Për tre vjet, numri i lejeve të dhëna në Kosovë për mbajtje ...
Protesta e opozitës para Bashkisë së Tiranës, protestuesit p...
Policia me plan operativ për ditën e zgjedhjeve
E konfirmon agjenti: Edon Zhegrova ka 10 oferta në tavolinë