Presidenti serb Aleksandar Vuçiq e ka pritur me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake, homologun e tij turk, Recep Tayyip Erdogan.
Ai u prit me tepih të kuq si dhe intonimin e himneve të të dyja vendeve.
Vuçiq përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ka pasur një bisedë të shkëlqyer, miqësore dhe të hapur me Erdogan, për të gjitha çështjet me rëndësi për dy vendet tona, si dhe për sfidat aktuale gjeopolitike në nivel rajonal dhe global
“Si gjithmonë, pata një bisedë të shkëlqyer, miqësore dhe të hapur me Recep Tayyip Erdoğan. Shkëmbyem mendime për të gjitha çështjet me rëndësi për dy vendet tona, si dhe për sfidat aktuale gjeopolitike në nivel rajonal dhe global. Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e priti me nderimet më të larta shtetërore dhe ushtarake Presidentin e Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, para Pallatit të Serbisë, e cila u pasua nga një bisedë mes dy presidentëve”, shkruan Vuçiq./arbresh.info/
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut