Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka dekoruar me medaljen “Urdhri i Yllit të Karagjorgjit” shkrimtarin austriak dhe fituesin e çmimit Nobel, Peter Handke.
Tanjug ka shkruar se Vuçiq e ka falënderuar Handken për të gjitha ato që i ka bërë për Serbinë dhe serbët.
Handke është kritikuar për qëndrimet e tij “pro-serbe” dhe për përkrahjen që ia kishte dhënë ish-presidentit serb, Sllobodan Millosheviq – i akuzuar për gjenocid.
Ish-ministri i Punëve të Jashtme në Kosovë, Behgjet Pacolli, e kishte shpallur person jo të mirëpritur në Kosovë, austriakun Peter Handke, më 11 nëntor të vitit 2019.
”Sot kam vendosur të shpalli Peter Handke si jo të mirëpritur në Kosovë.
Ai është një person non-grata nga sot. Mohimi i krimeve dhe mbështetja e kriminelëve është krim i tmerrshëm”, kishte shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.
Handke pasi kishte fituar çmimin Nobel në vitin 2019 kishte marrë reagime të shumta të cilat të gjitha ishin kundër asaj që ai e kishte pranuar këtë çmim. Ai edhe në Sarajevë ishte shpallur person “non-grata”./kk/
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League