Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka thënë se ai dëshiron që Donald Trump të fitojë edhe një mandat në Shtëpinë e Bardhë. Ai ka thënë se kjo do të ishte mirë për Serbinë.
“Trump nuk ka bërë asgjë kundër shtetit tonë. Ndonëse 90% e njerëzve në botë e lavdërojnë Bidenin, me të cilin kam marrëdhënie të mira, unë do ta them shkoqur: Për Serbinë nuk do të ishte keq nëse Trumpi i fiton sërish zgjedhjet”, ka thënë ai, në një intervistë për portalin “The Pavlovic Today”, me seli në Uashington.
Vuçiq ka thënë se administrata e presidentit Trump së paku ka shprehur vullnet ta dëgjojë palën serbe, prandaj rizgjedhja e tij dhe për këtë ai I është mirënjohës.
“Nuk mund të them se Grenell (i dërguari I posaçëm I presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell) u pajtua me të gjitha sugjerimet tona, por së paku kishim mundësinë të prezantojmë idetë e planet tona dhe nuk u detyruam të flasim ashtu që vetëm të kënaqim interesat e Amerikës. Për këtë arsye i jam falënderues Presidentit Trump dhe administratës së tij”, ka thënë Vuçiq.
Duke folur për dialogun mes Serbisë e Kosovës, Vuçiq ka thënë se pala shqiptare kërkon vetëm njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe këtë e ka cilësuar si “poshtërim“ të Serbisë.
“Duket se disa shqiptarë nuk e kuptojnë rëndësinë e ekonomisë dhe interesi i tyre i vetëm është poshtërimi i Serbisë”, ka thënë Vuçiq, transmeton B92./iliria/
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë