Pas zhvillimeve të fundit në Ukrainë, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se do t’i përgjigjet kërkesës perëndimore për sanksione kundër Rusisë brenda 48 orëve.
Vuçiç ka treguar se ka pranuar kërkesë nga shtetet perëndimore për t’iu bashkuar atyre në vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, shkruan “B92”.
“Kam pasur një bisedë të gjatë me kryeministren [Ana Bërnabiq]. Qeveria po vendos për këtë, por tani është në një mandat teknik. Për të mos kërkuar justifikime në teknologji, do të dalim me një përgjigje të plotë ndaj krizës në 48 orët e ardhshme. Nesër [e enjte] do të kem takim me përfaqësuesit e pesë shteteve më të zhvilluara të botës – Amerikës, Gjermanisë, Anglisë, Francës e Italisë dhe BE-së”, ka thënë Vuçiç./arbresh.info/
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...