Presidenti Vuçiq tha se sot në mëngjes ka pasur një bisedë të mirë me presidentin rus Putin dhe se kanë biseduar për disa tema të ndryshme, ndërsa, sipas tij, më e rëndësishmja ishte ajo për vazhdimin e marrëveshjes për gazin.
Beogradi dhe Moska do të nënshkruajnë një marrëveshje e re për furnizim me gaz edhe për tri vitet e ardhshme, tha presidenti serb, Aleksander Vuçiq pas bisedës telefonike me kreun e shtetit rus Vladimir Putin, raporton RTK.
Siç tha Vuçiq, ata kanë diskutuar për çështje bilaterale dhe çmimin e gazit, pasi kontrata aktuale skadon me 31. maj. “Me Putinin patëm një bisedë shumë të mirë. Tema më e rëndësishme ishte marrëdhëniet tona, por për ne më e rëndësishme është skadimi i marrëveshjes për gazin. Kemi rënë dakord për elementët kryesorë, të cilët janë shumë të favorshme për Serbinë”, tha Vuçiq.
Sipas tij, Serbia do të këtë një dimër të sigurt për sa i përket furnizimit me gaz. Sa do të kushtojë, Vuçiq shtoi, do të dihet pas bisedimeve shtesë me Gazpromin, por ai tha se gjatë dimrit çmimi i gazit do të jetë më lirë se sa paguan Evropa.
Sipas mediat serbe, në një komunikate nga Kemlini thuhet se Putin e Vuçiq janë dakorduar që Rusia të vazhdoj të furnizon Serbinë me gazin, ndërsa kanë biseduar edhe për situatën në Ukrainë e në Kosovë. Nuk ka detaje tjera.
Përkundër thirrjeve pothuajse të përditshme nga perëndimi, Serbia ende nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë, edhe pse ne Kombet e Bashkuara ka dënuar agresionin rus dhe cenimin e integritetit territorial të Ukrainës.
Dite më parë, Vuçiq tha se “për momentin, nuk ka mundësi” që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë. “Çfarë do të ndodhë në të ardhmen – nuk e di çka sjell jeta”, tha presidenti serb.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...