“Presidentit serb Aleksandar Vuçiç i rrezikohet jeta pasi ka refuzuar të mbështesë vendet perëndimore në konfliktin në Ukrainë”.
Kështu ka pohuar zëvendëskryeministri i sanksionuar nga SHBA, Aleksandar Vulin në një intervistë për median ruse, Ria Novosti.
Vulin tha se autoritetet serbe janë të shqetësuara për sigurinë e presidentit, pas tentativave për vrasjen e kryeministrit sllovak Robert Fico dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump.
“Pas tentativës për vrasje ndaj zotit Fico dhe më vonë Trumpit, i thashë Vuçiçit të ishte vigjilentë”, tha Vulin, “kjo ndodh sepse të gjithë liderëve që bëjnë thirrje për një zgjidhje paqësore për Ukrainën, u ndodh diçka”, theksoi Aleksandar Vulin.
Serbia, një aleate tradicionale e shtetit rus, ka refuzuar të vendosë sanksione ndaj Rusisë ose të mbështesë politikat e SHBA-së për Kievin. Brukseli nga ana e tij ka këmbëngulur se aspirata e Beogradit për t’u bashkuar me BE nuk do të realizohet nëse nuk ndryshon kursin e saj në politikën e jashtme./A2CNN
Çfarë nuk i pëlqeu Gjestit te Xheneta gjatë darkës?
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...