Takimet e shpeshta kokë më kokë të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama me atë të Serbisë Aleksandër Vuçiç, shpesh janë akuzuar, për mungesë transparence. Së fundmi ka qenë Vuçiç gjatë një vizite zyrtare në Austri, i cili ka zbuluar disa plane që kryeministrat e dy vendeve kanë bërë së bashku për Ballkanin Perëndimor.
Të paktën për publikun në Shqipëri, ato mësohen për herë të parë dhe jo nga kryeministri i vendit të tyre.
Gjatë vizitës në Vjenë, Vuçiç ka hedhur idenë e bashkimit doganor për Ballkanin Perëndimor dhe vendosjen e një tregu të lirë. Ai e ka zyrtarizuar këtë propozim në takimin që ka pasur me homologun austriak, Christian Kern, duke theksuar, se “ideja synon të sjellë territoret tona më afër”, duke lehtësuar lëvizjen e mallrave.
Sipas Vuçiç vetëm nga vonesat e kamionëve në kalimet kufitare, humbja financiare të paktën për Serbinë është 7%. Por ajo që thuhet për herë të parë është fakti, se kryeministri serb për këtë ide-plan i cili është materializuar në një dokument të mirëfilltë, ka zhvilluar konsultime me kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe atë boshnjak, Denis Zvizdiç.
Nuk dihen arsyet, se përse kryeministri ynë nuk ka folur asnjëherë për këtë çështje kaq të rëndësishme rajonale siç është bashkimi doganor dhe përse nuk e ka informuar publikun, rreth këtyre planeve që ka diskutuar me “mikun Aleksandër”, ndërkohë që ky hap nga vendi ynë nuk është hedhur ende as me Kosovën.
“Ishte ideja ime për një treg të lirë dhe bashkim doganor që do të na bëjë një treg më të madh dhe më tërheqës”, tha Vuçiç në Vjenë, duke nënvizuar se kjo është në fakt e ardhmja e rajonit tonë./Syri/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje