Vuçiç takon ambasadorin amerikan në Beograd, temë diskutimi edhe Kosova

17:41 | 8 Gusht 2023
E.G

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është takuar me ambasadorin amerikan në Beograd, Christopher Hill.

Me ambasadorin Hill ka diskutuar lidhur me përmirësimin e marrëdhënieve serbo-amerikane, pozitën ndërkombëtarë të Serbisë, procesin e dialogut si dhe për situatën në Kosovë, shkruan Euronews Serbia, përcjell Arbresh.info.

Kështu bëri të ditur presidenti serb, përmes instagramit, ku theksoi se ka pasur një bisedë të sinqertë dhe të hapur me ambasadorin.

“Tema kryesore ishte përmirësimi i mëtutjeshëm i marrëdhënieve politike dhe ekonomike serbo-amerikane. Natyrisht, biseduam për pozicionin ndërkombëtar të Serbisë si dhe për situatën në Kosovë dhe procesin e dialogut me Prishtinën”, tha presidenti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme