Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në Kishinau, gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Moldavi, ku po merr pjesë, është takuar me zyrtarë evropianë dhe rajonalë. Para fillimit të Samitit, Vuçiq deklaroi se gjithmonë ka avokuar për paqen dhe stabilitetin në të gjithë rajonin, si dhe ka garantuar se Serbia do të bëjë gjithçka për të de-përshkallëzuar situatën në Kosovë.
Vuçiq shtoi se hapi më i fuqishëm që do të çonte në deeskalim do të ishte tërheqja e kryetarëve të komunave që u zgjodhën në zgjedhjet në të cilat dolën tre për qind e votuesve.
Presidenti serb u takua në Kishinau me kryeministrin holandez Mark Rutte, me të cilin diskutuan sfidat aktuale në Kosovë, rajonin e Ballkanit Perëndimor, rrugën evropiane të Serbisë, por edhe marrëdhëniet dypalëshe dhe forcimin e dialogut politik dhe intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik. .
Vuçiq ka deklaruar në llogarinë e tij në Instagram “e ardhmja e Serbisë” se është takuar me kryeministrin e Mbretërisë së Holandës.
Aksident në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë, dy të lënduar
Dritë në fund të tunelit për Barcelonën në lidhje me Dani Ol...
Pse turistët zhgënjehen nga Parisi?
Përurimi i një shkolle dhe një çerdhe në Viti, merr pjesë Na...
KQZ sot miraton fletëvotimin, të enjten nis votimi jashtë Ko...
Parashikimi i motit për sot