Vuçiç i bindur te fitorja e tij në zgjedhje, gati të hapë të gjitha kutitë për këdo që ka dyshime

22:40 | 4 Qershor 2024
KRG

Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas pretendimeve të opozitës për parregullsi në proces.

Lideri serb duket se është i sigurt në fitoren e tij dhe për këtë arsye deklaroi se për të shuar këto zëra është e nevojshme të lejohet hapja e të gjitha kutive të materialeve zgjedhore për këdo që ka dyshime.

“Të gjithë që kanë dëshirë të rishikojnë gjithçka duhet të lejohen, prandaj gjithçka duhet të jetë transparente. Mund t’i numëroni 100 herë, si të doni. Natyrisht që nuk ka parregullsi”, tha Vuçiç.

Opozita mbajti një protestë në Beograd dhe Nish, me kërkesën për të pasur qasje në materialin zgjedhor.

Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi u mbajtën dhjetorin e kaluar, por rezultatet e tyre u kontestuan në 88 qytete, komuna e rrethe, ku u përsëritën më 2 qershor./A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme