Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po vazhdon të qëndrojë në Beograd.
Mbrëmjen e sotme kreu i qeverisë shqiptare është duke shijuar momente relaksi buzë lumit Sava.
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka publikuar një foto me Ramën në rrjetin social Instagram, duke thënë se po ndihet krenar për miqësinë që e kanë krijuar me Shqipërinë gjatë viteve të fundit.
“Krenar për Beogradin në ujë dhe miqësinë me Shqipërinë që kemi krijuar gjatë viteve të fundit”, shkroi Vuçiç.
Kujtojmë se sot është nata e dytë e qëndrimit të Ramës në Beograd, aty ku po mbahet samiti i radhës të “Ballkanit të Hapur” e ku priten të firmosen disa marrëveshje mes tre liderëve kryeministrit shqiptar, Edi Ramës, Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski dhe Presidentit të Serbisë Vuçiç./arbresh.info/
View this post on Instagram
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Kumbaro: Shqipëria synon turizëm elitar me gjithë sfidat
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj