Vrasja e tre anëtarëve të familjes Pocesta pak ditë më parë në oborrin e shtëpisë së tyre në qendër të qytetit, në Dibër të Madhe, në Maqedoni, ka shkaktuar tronditje të madhe jo vetëm në Dibër.
I akuzuari i parë për këtë ngjarje ishte dhëndri i shtëpisë Rasim Findo, për shkak se edhe ishin në një proces gjyqësor për pronësi.
Findo për herë të parë ka folur publikisht në një intervistë për News 24, ku thotë se vrasja është kryer nga vajza e madhe e familjes, e ndihmuar nga dy persona të tjerë, njëri nga Dibra dhe tjetri nga Gostivari.
Sipas Findos, arsyeja mund të jetë përfitimi i 1.5 milion eurove nga shteti italian, pasi kryefamiljari Amid Pocesta ka qenë i siguruar atje.
Burrë e grua Amid dhe Nazmije Pocesta dhe vajza e vogël e tyre Anila
Amid Pocesta 55 vjeç, Nazmije Pocesta 53 vjeç dhe vajza e tyre Anila Pocesta 14-vjeç u ekzekutuan në shtëpinë e tyre, ku më pas u gjetën nga nipi i familjes.
Rrëfimi i Rasim Findos:
U akuzove ti fillimisht?
Po po unë, televizionet gjithandej
Të arrestuan ty?
Po po, unë si të them, në arrest isha përafërsisht. Mbrapa u zbulua me prova me gjera.
Kush ishte?
Ishte Blerta, vajza që e ka kryer krimin.
Ishte e martuar?
Blerta, jo nuk është e martuar. Jeton në Itali.
A di gjë pse e ka bërë vrasjen?
Arsye ka patur një sigurim. Arsye parash. Sigurim në Itali. Ka sigurime jete, sigurime shtëpie, kupton …
Edhe ajo do merrte pasurinë?
Normal do merrte pasurinë, prandaj ka zhdukur vajzat të gjitha. Ishte në rrezik edhe vajza tjetër.
Vetëm për pasurinë i ka zhdukur?
Po normal, ashtu diskutohet edhe ajo ashtu e ka dhënë dëshminë.
Ti fillimisht u akuzove se i ke vrarë ti. A ishe në banesë atë natë?
Po, ishim këtu deri në 3 të natës, nuk flinim
A dëgjuat krisma?
Krisma jo, nuk dëgjuam. Ne jetojmë në krahun tjetër, ka një distancë. Nuk dëgjuam fare
Kush e zbuloi i pari?
I pari e zbuloi Blerim Cela, janë dajë e nip. E mori në telefon, nuk përgjigjej njeri se duhet të shkonte edhe në dasëm.
Në c’orë ka ndodhur vrasja?
Vrasja ka ndodhur në 4 të mëngjesit
Mendoni se ka pas persona të tjerë?
Po po ka patur persona të tjerë. Ka ardhur me dy persona të tjerë, njëri është nga Gostivari edhe njëri është nga Dibra, që i ka dhënë armën.
Po ajo sikur iku në Itali?
Po e ka bërë krimin edhe iku në Itali.Edhe prap është kthyer
Është kthyer prap për ti varrosur?
Po.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...