Në Tetovë, dyshohet se babai vrau djalin e vet. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Bllok 70.
Sipas Alsat, vrasja dyshohet të jetë kryer para dy ditësh.
Sipas informacioneve, babai ka rrëmbyer armën dhe ka gjuajtur në drejtim të të birit duke e lënë të vdekur.
Sipas të dhënave ngjarjes i ka paraprirë një sherr verbal, derisa bëhet me dije se viktima është 46-vjeç derisa dorasi 70-vjeç.
Ende nuk ka informacione të sakta në lidhje me rastin, derisa policia, përmes një komunikate për media ka dhënë detaje se si është gjetur viktima dhe i dyshuari.
“Sot (02.01.2025) rreth orës 18:50 në Tetovë, personi S.N. (39) është gjetur në shtëpinë e tij pa shenja jete, me plagë me armë zjarri në kokë. S.N. ka jetuar vetëm me babain e tij, i cili është gjetur pa ndjenja dhe nga ana e Emergjencës Mjekësore është dërguar në Qendrën Urgjente të Tetovës. Në dhomën ku është gjetur S.N. është gjetur një pushkë gjuetie. Në koordinim me prokurorin publik po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga Policia.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.
Kolona në pikat kufitare, pritje të gjata në Merdarë dhe te ...
Moti në Shqipëri, i qëndrueshëm
Rasti i Hotel Grandit/ Pacolli i reagon Haxhiut: Askush në k...
Zebërvoki eliminohet nga Big Brother VIP Albania 4
Liverpooli i ofron Alexander-Arnold një kontratë ‘astronomik...
SHBA, dyqanet që po veprojnë për të mbrojtur mjedisin nga pl...