Vrasja në Tetovë, dyshimet bien mbi shtetasin e Shqipërisë

22:50 | 10 Prill 2018
Arbresh.info

Lulzim Bitri, është 40-vjeçari nga Elbasani i arrestuar në Tetovë të Maqedonisë.

Ai u përfshi në një përplasje të armatosur në Tetovë dy ditë më parë.

Nga shkëmbimi i zjarrit një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën si pasojë e një përleshjeje me armë zjarri në Tetovë të Maqedonisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjtes në Reçicë të Vogël, shumë pranë selisë së Bashkimit Demokratik për Integrim.

Gazeta Shqiptare mëson se përleshja e armatosur ka ndodhur mes dy grupeve  e si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur në vend Naip Rexhepi.

Mbi 40-vjeçarin nga Elbasani rëndon akuza e vrasjes, e kryer në bashkëpunim. Po ashtu ndaj Lulzim Bitrit, që është lënë në paraburgim për 30 ditë sa të zhvillohen hetimet rëndon edhe akuza për mbajtjen e armëve të zjarrin dhe mjeteve shpërthyese.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme