MPB ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme në rajonin e Gazi Babës policët e Sektorit të Punëve të Brendshme në bashkëpunim me njësitin “Tigrat” dhe sektorin për bashkëpunim ndërkombëtar për bashkëpunim policor kanë kryer bastisje në shtëpinë e personit me inicialet G.M (31 vjeçar) ku dhe e kanë arrestuar.
“I dyshuari 31 vjeçar nga Shkupi, më 18 shkurt, në Kosovë, me dashje ka ndihmuar kryerjen e veprës penale, ashtu që me veprimet e tij ka vënë në dispozicion mjete për kryerjen e veprës penale, ka marrë pjesë në shit-blerje të automjetet i cili më vonë më 6 mars është përdorë për kryerjen e veprës penale vrasje në një kafene në rrugën “Somoilova” në Shkup”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Për shkak se ekziston rreziku për arrati, prokurori publik në Gjykatën Penale të Shkupit parashtroi propozim për caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit