Vrasësi i tre personave në Kroaci kërcënon me vetëvrasje

00:05 | 27 Prill 2017
Trina Galanxhi

Policia kroate ka zbuluar trupat e tre personave të varë, kurse i dyshuari për vrasje, Boris Luketa, po kërcënon me vetëvrasje.

Në pasditen e sotme, tre persona janë gjetur të vdekur, një burrë dhe një grua janë gjetur të vdekur në shtëpinë e tyre dhe kufoma e tretë, u zbulua në makinë, njoftoi policia e Shibenikut, e cila ka bllokuar qasjen në këtë zonë.

Sipas policisë, Boris Luketa (1958), i dyshuar për kryerjen e vrasjes së trefishtë, është i armatosur dhe po kërcënon me vetëvrasje. Policia njoftoi se është duke negociuar me të dyshuarit në vazhdimësi, transmeton kp.

Policia nuk ka bërë të ditur motivin e vrasjes së trefishtë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme