Pas muajsh të tërë zvarritje në Gjykatën e Apelit për dënimet e të akuzuarve në rastin e Almir Aliut, merret vendim për të akuzuarin e vrasjes Boban Iliqin. Nga Gjykata e shkallës së dytë, nuk pranojnë e as mohojnë këtë gjë dhe as nuk tregojnë se çfarë vendimi është marrë për të.
Gjykata e shkallës së parë atë e kishte dënuar me 6 vjet burg, ndërsa sipas informacioneve burimeve të portalb vendimi i atij është ulur për 2 vjet, gjegjësisht nga 6 në 4 vjet burg. Gjithashtu, thuhet se Apeli i ka rikonfirmuar dënimet me burg për familjarët e Almirit. Pra, babai i vogëlushit Sadat Aliu do të duhet të qëndrojë në burg 6 muaj, ndërkaq Sami Demiri dhe Abdullah Aliu nga 9 muaj. Avokati i Almirit, Asmir Alispahiq konfirmoi se një vendim është marrë por ata nuk janë njoftuar se për çfarë vendimi bëhet fjalë. Pothuajse bëhen 4 vjet nga kur u nda padrejtësisht nga jeta vogëlushi 4 vjeçar Almir Aliu, pasi ai u përplas me makinë nga Boban Iliq, pas një zënke verbale që e kishin pasur paraprakisht babai i Almirit Sedat Aliut me Boban Iliqin në Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...