Kryetari i Kuvendit të Greqisë, Nikos Voutsis tha se është optimist se shpejti populli grek do të kuptojë mesazhin pozitiv të marrëveshjes së Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në intervistë për radion shtetërore greke, Votsis tha se foli edhe për zgjidhjen e kontestit në mes dy vendeve.
“Jam shumë optimist se muajin e ardhshëm dhe deri në zgjedhjet evropiane, por edhe deri në zgjedhjet kombëtare populli jonë, në shumë, do të kuptojë mesazhin pozitiv të zgjidhjes disa vjeçare të problemit”, tha Voutsis.
Ai tha se në rrjedh janë përgatitjet për vizitën e Alexis Tsiprasit në Shkup.
“Takimin që kisha të premten me Dimitrovin kaloi shumë mirë, ndërsa kjo tregohet edhe me atë se nuk kishte reagime nga forcat tjera politike. Kemi dhënë deklarata të detajuara, publike edhe ministri për punë të jashtme edhe unë”, tha Voutsis
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...