“Përveç pranimit të Marrëveshjes së Prespës përmes deklaratave, BE tani është e thirrur të marrë hap vendimtar dhe të sjell vendim kyç për fillimin e negociatave aderuese me Maqedoninë e Veriut”.
Këtë e ka thënë kryetari i Parlamentit të Greqisë Nikos Voutsis, gjatë fjalimit të tij në Konferencën e parë të kryetarëve të kuvendeve të vendeve anëtare të BE-së, me temë “Bashkimi Evropian dhe fqinjët e saj”, që mbahet në Vjenë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kemi treguar se ekziston vullnet politik, shtetet tona munden në mënyrë paqësore t’i zgjidhin dallimet e tyre, mbi bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe parimeve të fqinjësisë së mirë. Nga njëra anë, marrëveshja krijon kuadrin e plotë për zhvillimin e marrëdhënieve tona politike dhe ekonomike me Maqedoninë e Veriut”, tha Voutsis, i cili vlerësoi edhe vizitën e kryeministrit grek Alexis Tsipras, gjatë javës së kaluar në Shkup.
Kryetari i Kuvendit grek ka folur edhe për perspektivën evropiane të rajonit, ku tha se për Greqinë është prioritet kryesor anëtarësimi në BE i vendeve të Ballkanit Perëndimor./Telegrafi/
KEDS thotë se po e ndalë rrymën për shkak të konsumit të lar...
Arrestohet një person i kërkuar në Shtërpcë
Ministri Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medalje...
Kërkohet llogaridhënie nga Termokos dhe ZRrE për faturat e n...
Kurti e Vitia nesër në QKUK-në, marrin pjesë në përurimin e ...
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...