Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka nisur vizitën e saj katërditore në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në Shkup, ajo është takuar me kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut Talat Xhaferi, shkruan Arbresh.info.
Me anë të një postimi në Facbook, Xhaferi tha se u bisedua edhe për ndryshimin e Kushtetutës.
“Në takimin e punës me kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen bisedonim për përgjegjësinë politike të gjithë partive në miratimin e ndryshimit të Kushtetutës dhe proceseve reformuese në drejtim të anëtarësimit tonë në Bashkimin Evropian”, ka shkruar Xhaferi.
Nesër, Von der Leyen pritet të vizitojë Kosovën ku do të zhvillojë takime me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Pas Osmanit, Von Der Leyen pritet të takohet edhe me kryeministrin Kurti
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...