Presidentja e ardhshme e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kancelarja gjermane Angela Merkel sonte në Berlin thanë që vendeve të Ballkanit Perëndimor duhet të sigurohet perspektivë në BE.
Sipas “Deutsche Welle”, Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka njoftuar projekte të reja të veçanta për bashkëpunim dhe ndihmë me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për të pakësuar zhgënjimin e dështimit për të hyrë në negociatat me BE-në.
Von der Leyen mbajti një konferencë të përbashkët shtypi me kancelaren gjermane Angela Merkel sonte në Berlin, ku të dy politikanët nënvizuan edhe një herë rëndësinë e perspektivës evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Jam plotësisht i bindur se është me rëndësi të madhe strategjike për ne që të afrojmë Ballkanin Perëndimor me BE-në. Derisa negociatat e pranimit nuk mund të hapen, me gjithë forcën time do të përpiqem të zhvilloj projekte të përbashkëta që do t’i afrojnë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë nesh përmes një bashkëpunimi më të ngushtë, sepse nëse nuk e bëjmë, të tjerët do të përfitojnë nga ky vakum, ndërsa ne nuk e duam atë. Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të përmbushur kriteret që ne i kërkuam”, tha Von der Leyen./telegrafi/
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare