Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka akuzuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq se ka gënjyer rreth rasteve me COVID-19 para zgjedhjeve.
Sipas saj, pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti i qytetarëve, ndërsa akuzoi edhe për dhunë brutale ndaj protestuesve të cilët mbrëmë mbushën sheshet duke kundërshtuar masat e reja.
“Duket se Vuçiqi gënjeu rreth numrave të COVID19 për të pasur ‘zgjedhje’ të qeta. Ai nuk mund të fshihet pas shtimit të rasteve të reja dhe njerëzit e dinë se për të pushteti ishte më i rëndësishëm se shëndeti. Protesta të mëdha paqësore dje dhe ai po sulmon brutalisht protestuesit dhe kalimtarët”, shkroi ajo në Twitter.
Ndryshe, mijëra serbë protestuan pasi presidenti Aleksandër Vuçiq vendosi të rikthejë shtetrrethimin këtë fundjavë në Beograd. Turmat e zemëruara pushtuan sheshin përpara parlamentit duke kërkuar dorëheqjen e kreut të shtetit.
Me thirrjet “Hajdut”, “Turp”, “Dorëheqje” protestuesit tentuan të shpërthejnë dyert e parlamentit, disa prej tyre munden të hyjnë brenda por u përballen me forcat e policisë.
Qytetarët fajësojnë presidentin Vuçiq për rëndimin e situatës epidemiologjike në vend.
Rivarrosen tri viktima të luftës që ishin në listën e person...
Gresa e nervozuar me Xuxin, e kundërshton për gjithçka
ASK: Prodhimi i thëngjillit ishte rreth 723.12 mijë ton
Sulmohet nga forcat ruse edhe ambasada e Maqedonisë së Veriu...
Qeveria amerikane rrezikon mbyllje të pjesshme në mesnatë
Dy persona kanë qëlluar në drejtim të policisë në Dibër