Volker: Perëndimi forcon Vuçiqin, teksa minon të tjerët në Ballkan

19:32 | 7 Shtator 2024
R J

“Ne, vazhdimisht, themi se po përpiqemi ta ndajmë Serbinë nga Rusia. [Presidenti i Serbisë, Aleksandar] Vuçiq pretendon se edhe ai e do këtë, por se i duhet më shumë kohë dhe hapësirë, andaj luan në të dyja anët”, thotë për Radion Evropa e Lirë Kurt Volker, ish-ambasador i SHBA-së në NATO.

Vilker ka theksuar se kjo është ajo që SHBA-ja dhe Franca thonë se është politikë e tyre – ne duhet ta ndajmë Serbinë nga Rusia.

“Por, ta arrish këtë duke forcuar personin që ruan marrëdhëniet midis Rusisë dhe Serbisë, duket se nuk ka shumë kuptim. Nën Vuçiqin, kemi parë forcimin e nacionalizmit serb, përpjekje për të minuar Malin e Zi, për të mbështetur [presidentin e Republikës Sërpska] Millorad Dodik dhe për të minuar Bosnje e Hercegovinën”, ka theksuar Volker.

Sipas tij, Perëndimi është duke u angazhuar më shumë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, teksa ngadalë është duke humbur Bosnje e Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.

“Ekziston një shprehje në SHBA, që ne shpenzojmë më shumë kohë për armiqtë sesa për miqtë. Vuçiq nuk është armik, por ne shpenzojmë më shumë kohë duke u marrë me marrëdhëniet me të, sesa duke promovuar vlerat demokratike, institucionet dhe reformatorët në pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor”, thekson Volker per REL.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme