VMRO: Zaev tregtoi me interesat më të larta shtetërore dhe kombëtare

11:38 | 18 Prill 2017
Arbresh.info

“Që të shpëtojë nga dënimet me burg për krimet e shumta, udhëheqësia kriminogjene në kreun e LSDM-së është e gatshme të vijë në pushtet me çdo çmim, pavarësisht se kjo do të thotë realizimin e tërësishëm të platformës së Tiranës”, thuhet në kumtesën e lëshuar nga VMRO-DPMNE-ja.

Sipas së cilës, Maqedonia është e ngujuar në krizë pasi LSDM-ja dëshiron ta mashtrojë vullnetin e qytetarëve dhe ta anashkalojë votën e shumicës që votoi për VMRO-DPMNE-në.

Nga VMRO-DPMNE-ja zgjidhjen e vetme për dalje nga kriza e shohin në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare bashkë me ato lokale./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme